Dorëhiqet drejtori i Tatimeve, Ceno Klosi, emërohet zv.ministër në MIE.

Aktualitet

Publikuar: 04/06/2024

Dorëhiqet drejtori i Tatimeve, Ceno Klosi, emërohet zv.ministër në MIE.

Dorëhiqet kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Ceno Klosi.

Mësohet se dorëheqja është dorëzuar gjatë paradites së sotme. 

Brurime për VoxNews thanë se Klosi do emërohet zv.ministër në dikasterin e Belinda Ballukut në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë gjatë ditëve në vijim. 

Klosi largohet në një moment kur ndaj tatimeve ka mjaft akuza për mënyrën se si po zbatohet ligji për Tatimin mbi të Ardhurat për profesionet e lira./Vox news