Avokati Sokol Mëngjesi ka një përmirësim të gjendjes së tij shëndetësore. Pas skanerit të kryer mëngjesin e sotëm, mjekët vënë re një gjendje të përmirësuar edhe pse ende ndodhet në koma.
Shefi i Neurokirurgjisë në spitalin e Traumës, Fatos Olldashi, ditën e sotme do të provohet zgjimi i avokatit për t’u nxjerre nga gjendja e komës.
Avokati i Sali Berishës u dhunua mëngjesin e të mërkurës së 29 majit, rreth orës 08:50, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Ai u dërgua me urgjencë në spital, në gjendje të rënduar.
Dritan Nano, është “porositësi” i sulmit të avokatit Sokol Mëngjesi, ngjarje e ndodhur pranë ambjenteve të një kopshti privat në Tiranë.
Ka qënë Dorian Aliaj, një nga autorët e vetëdorëzuar të sulmit i cili deklaroi në dëshminë e tij para hetuesve se Dritan Nano e kishte porositur sulmin, dhe se autorët e kishin kryer porosinë për miqësi.
Sakaq vetë Nano ka hedhur poshtë akuzat, duke thënë se nuk është ai organizatori dhe se nuk ka lidhje me ngjarjen.