Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Itali. Një 33-vjeçar me origjinë shqiptare ka rënë nga skelat në zonën e njohur si Piazza dei Ravennati në Ostia dhe si pasojë ka përfunduar në bregdetin romak.
Mësohet se i riu është shtruar në spitalin San Camillo me fraktura në brinjë, rruaza dhe pneumoni për shkak të thithjes së ujit të detit, dhe gjendja e tij raportohet kritike. Policia është duke hetuar rastin, dhe ka bërë sekuestrimin e kamerave të sigurisë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të rastit. Hipoteza paraprake është se ai ka rënë në det nga skela në një pikë ku uji është i ulët dhe ka gurë.