Karriera e Alfred Ballës në drejtësinë shqiptare mori fund me dy vendime të njëpasnjëshme të Kolegjit të Posaçëm të Aplimit, shkalla e dytë e Vetingut, që e përjashtoi nga drejtësia, si dhe të Këshillit të Lartë i Prokurorisë, që drejtohej pikërisht nga Balla, Këshill i cili zbatoi vendimin e KPA.
Shumëkush mund të jetë befasuar se si Alfred Balla u flak nga dretësia brenda javës. Prapaskena po sjell në vëmendje disa fakte dhe rrethana që tregojnë se goditja e Alfred Ballës mund të jetë rrjedhojë e veprimeve të tij dhe konkretisht pozicionimit të tij kundër kreut të SPAK, Altin Dumanit, njeriut të amerikanëve për të shembur murin e pandëshkueshmërisë në Shqipëri.
Kreu i KLP Alfred Balla doli hapur kundër linjës dhe direktivës amerikane në dhjetor të vitit 2021, për zgjedhjen në krye të SPAK Altin Dumanin, i njohur tashmë në rrethet politike dhe mediatike edhe si ‘Çeta e Dibrës’,
(Dumani është nga Zogjaj, një nga fshatrat e Grykës së Vogël, në perendim të Dibrës, aty ku në 2 qershor të vitit 1942 është krijuar edhe çeta e parë partizane. Kjo është edhe arsyeja se pse Sali Berisha e quan Dumanin ekstremist dhe të kuq. Zogjaj, i shtrirë në thellësi të maleve të Dibrës, ruan historinë e frymës pro perendimore dhe të shpirtit anti osman, anti serb dhe anti fashist të burrave të kësaj zone. Kjo frymë, linjë dhe rrjedhë historike po respektohet nga Altin Dumani, duke u dhënë një goditje përfundimtare kokave korrupsionit dhe krimit në Shqipëri, bazuar në prova, fakte dhe në një proces të drejtë penal si dhe duke mos u përulur para presioneve dhe shantazheve të personave nën hetim, që simbolizojnë kulturën e mosndëshkimit dhe korrupsionit me kollare në Shqipëri).
Alfred Balla votoi pro kandidatit tjetër, Edvind Kondilit, rrjedhimisht kundër Dumanit, për të cilin amerikanët kishin vendosur ‘veton’.
Nga anëtarët e KLP nga prokuroria Zeqir Hoda, Elojda Goxhi, Bujar Sheshi, Ledina Riza dhe pedagogja, Arta Mandro votuan për Dumanin. Kreu i KLP-së Alfred Balla, përfaqësuesit e avokatëve Tartar Bazaj dhe Nurihan Seiti dhe pedagogia Mirela Bogdani votuan për Kondilin. Ndërkohë Prokurori Sokol Stojani ishte vota e vetme për kandidatin Adnan Xholi. Një nga anëtaret e KLP-së prokurorja Esmeralda Cami (Keshi), nuk ishte në seancë.
Burime kanë theksuar se Alfred Balla ka kërkuar edhe përsëritjen e votimit, por kjo në fakt nuk rezulton në procesverbalin e mbledhjes.
Në 4 prill 2024, kreu i SPAK-ut Altin Dumani u paraqit në KLP për të raportuar rreth veprimtarisë vjetore.
I vetmi që shprehu nota kritike ndaj punës së SPAK me në krye Dumanin ishte pikërisht kreu i KLP-së, Alfred Balla.
“Kërkoj ritëm dhe transparencë në ndarjen e çështjeve. Mund të kenë në shoqëri teprime në sjellje dhe opinione në lidhje ndaj veprimeve të prokurorëve. Ne si këshill kemi qenë pak strikt, kemi menduar që prokurori nuk duhet të ketë frikë. Këto reagime të medias, politikanëve apo qytetarëve, nuk cenojnë integritetin tuaj, tregojnë vëmendje”, tha Balla.
Alfred Balla konsiderohej si kundërshtar i linjës së Dumanit në KLP.
Gjatë seancës në KPA, Balla u shpreh se “nuk e di nga është nisur Komisioneri të bëjë ankim, në cilën tavolinë”, duke nënkuptuar se largimi i tij nga drejtësia është gatuar jashtë sistemit.
Ballës i tërhoqi vëmendjen kryesuesja e trupës gjykuese Ina Rama, e cila tha se ai nuk mund të shprehte vlerësime personale, duke iu referuar Komisionerit Publik që ankimoi vendinin e KPK-së që Ballës të mos kalonte Vetingun.