Dhunimi i avokatit Mëngjesi, policia merr në pyetje Arben Rrelin, financuesin e Elvi Fundos

Krim & Korrupsion

Publikuar: 02/06/2024

Dhunimi i avokatit Mëngjesi, policia merr në pyetje Arben Rrelin, financuesin e Elvi Fundos

Biznesmeni Arben Rreli është marrë në pyetje nga policia pas dhunimit të avokatit Sokol Mëngjesi.

Burime policore thanë për VNA.al se Rreli është një nga 8 trashgimtarët e pronës dhe ka folur për kontratën që ishte lidhur me avokatin. Detajet e dëshmisë së biznesmenit mbahen sekret.

Si organizator të dhunës prokuroria akuzon Dritan Nanon dhe dhëndrin e tij, Dorian Alia, ndërsa në kërkim janë shpallur 3 të tjerë.

Avokati Mengjësi që së fundmi mbronte dhe interesat e ish kryeministrit Sali Berisha ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës. / VNA