Prapaskena

Aktualitet

“Këpusha” Adriana Berberi, nuk i ndahet Autoritetit të Konkurrencës e 5 bordeve ku “qeth e rruan” miliona

Publikuar: 25/05/2024

Më 24 shkurt 2023, parlamenti miratoi emërimin e monstrës së kurrupsionit Adriana Berberi, në postin Anëtare Komisioni te Autoriteti i Konkurrencës për mandatin dytë 5-vjeçar; megjithëse ishte 64 vjeçe, ose 3 vite mbi moshën e pensionit, dhe e ndalonte Ligji “Për nëpunësin civil”.

Një vit pas emërimit, më 10 mars 2024, Edi Rama dhe Lindita Nikolla, u detyruan të anulojnë vendimin, për shkak të hetimit që SPAK ka nisur ndaj saj, për afera korrupsioni 25 milionë Euro me librin shkollor, kur ishte Drejtore Kabineti e Ministrisë së Arsimit në vitet 2013-2017 me Lindita Nikollën.

Në vend të saj, Babloku emëroi Fatjola Deliajn, por “këpusha” Adriana Berberi, nuk ka hequr dorë nga Autoriteti i Konkurrencës, ku “ka mullirin e artë” të milionave, që sekserizon e zhvat nëpërmjet pazareve që bën bashkë me kryetarin Denar Biba, me kompanitë monopol e kartele mafioze të ushqimeve, prodhuesve të hidrokarbureve, ilaçeve, transporteve, ndërtimit etj.

Aktualisht, xhambazja pensioniste afro 66-vjeçare, Adriana Berberi, është këshilltare e kryetarit të Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba; me të cilin, kundrejt ryshfetit zhdukën gjobën 5 milionë Euro që iu vendos bosëve të miellit dhe gjobat ndaj bosëve të vajit, ilaçeve e pecticideve.

Edhe emërimi në këtë detyrë, është bërë në shkelje të plotë të ligjit “Për nëpunësin civil”, sepse ndalohet mbajta në punë pas plotësimit të moshës së pensionit; ndërsa “këpusha” plakë e korrupsionit, Adriana Berberi, megjithëse ka kalur mbi 4 vite moshën e pensionit, vazhdon “qeth e rruan” miliona bashkë me kryetarin Denar Biba.

Prej vitit 1997 për 27 vite radhazi, e pangopura Adriana Berberi ka bërë batërdinë në vjedhje, kur ishte Zv/ministre e Ekonomi-Financave, Drejtore Kabineti në Kryeministri, Drejtore Kabineti në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Drejtore Kabineti në Ministrinë e Arsimit, ku iu vu nofka “nona e hajdutërisë” me tenderët, emërimet e pasuritë shtetërore.

Përveçse është këshilltare e Kryetarit të Konkurrencës, Denar Biba, pensionistja Adriana Berberi, prej 20 vitesh është Kryetare dhe Anëtare e Bordit të Mbikëqyrjes Publike, Anëtare e Bordit të Mbikëqyrjes Financiare dhe Anëtare e Bordit të Komitetit Shtetëror të Ekspertëve Kontabël në Ministrinë e Financave, por ka qenë dhe anëtare e kryetare bordi në 6 universitete shtetërore.

Bashkëshorti Bedri Buzi, megjithëse aktualisht është 72 vjeç, vazhdon të jetë Shef Sektori te Agjencia e Pasurive të Sekuestruara e administrator; ndërsa djali i saj Besard Buzi është Shef Juridik te Agjencia e Pasurive Shtetërore në Ministrinë e Financave, dhe nusja Bora Muzhaqi, është Ministre e Rinisë.

Sipas dokumenteve, Adriana Berberi ka blerë 3 vila në Filadelfia, në adresën: “Pa Ëelsh R.d-19115”, konkretisht: 1 vilë në emrin e saj 1344 m2 e vlerë 356USD; ndërsa 1 vilë në emrin e burrit dhe 1 vilë në emrin e djalit, bashkëshort i ministres Bora Muzhaqi, të cilët nuk i kanë deklaruar.

Por ka dhe 3 vila e 8 apartamente në Tiranë, Durrës, Vlorë, Lalz e Shëngjin, të cilat duhen hetuar nga SPAK, mbasi ka të dhëna, se i ka në ortakëri me krye-trafikantin Ervin Mata, të cilin e ka nip; madje me të ka 20% të kulla që po ndërton te ish-“Ekspozita ShqipëriaSot” në Tiranë me burrin trafikant e kontrabandist të Albana Vokshit./Pamfleti



Më të lexuarat