Një efektive policie 22-vjeçe ka vrarë veten me armë e shërbimit.
Ngjarja në kryeqytet te pallatet e Grand te fusha.
Efektivja është identifikuar si A.Loshi.
Ndërsa pak minuta më parë policia ka dalë me një deklaratë për mediat ku njofton se një efektiv i Gardës është vetëplagosur me armën e shërbimit.
Nuki dihen nëse dy ngjarjet kanë lidhje me njëra -tjetrën ndërsa priten detaje të tjera për sqarimin më të detajuar të ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 24.05.2024, rreth orës 18:00, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në SUT, shtetasi F. S., 28 vjeç, punonjës pranë Gardës së Republikës, i cili dyshohet se është vetëplagosur me armën e shërbimit.
Në lidhje me rastin është njoftuar AMP, dhe në bashkëpunim me grupin hetimor po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.