Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një 52-vjeçar ka qëlluar me thikë bashkëshorten e tij.
Ngjarja ka ndodhur pas mesnate, rreth orës 02:15, në rrugën “Xhanfize Keko”.
Jakup Shahu i cili qëlloi me thikë bashkëshorten e tij në bark dhe në qafë, është i njohur për drejtësinë.
Para gjashtë muajsh ai është arrestuar nga policia e Tiranës për dhunë, por ka bërë burg vetëm tre ditë e më pas është lënë i lirë.
Shkaku i plagosjes në orët e para të mëngjesit ka qenë ai i xhelozisë, kështu ai ka qëlluar me thikë bashkëshorten 46-vjeçare Edlira Shahu.
Kjo e fundit ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.