Përfundon mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, rezoluta antikorrupsion e PS pritet të votohet të hënën në Kuvend

Aktualitet

Publikuar: 23/05/2024

Përfundon mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, rezoluta antikorrupsion e PS pritet të votohet të hënën në Kuvend

Ka përfunduar mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.

Pas miratimit me 9 vota të mazhorancës, projektrezoluta “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”, pritet të kalojë të hënën në seancën plenare.

Më herët kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi tha më herët se do duhet të parashikohen edhe disa orë diskutimi për deputetët.

Ai theksoi se s’ka mbivendosje me kompetencat e asnjë komisioni tjetër dhe as me punën e Këshillit Kombëtar të Integrimit.