Prapaskena

Aktualitet

Çifti shqiptar dhunohet nga 3 persona në mes të Athinës, 43-vjeçarin e tërheqin zvarrë me makinë

Publikuar: 21/05/2024

Një çift shqiptar është dhunuar nga 3 burra në mes të rrugës në Athinë mëngjesin e kësaj të marte. Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve Ieras Odos dhe Thebës në kryeqytetin grek.

Në videon e publikuar nga Protothema.gr, tre persona iu afruan 43-vjeçarit shqiptar dhe filluan ta dhunonin atë dhe gruan që ishte në makinën e shqiptarit.

Pak më vonë, në tentativë për t’u arratisur, tre personat e kanë tërhequr zvarrë 43-vjeçarin dhe e kanë hedhur në tokë.

Çifti u dërgua me autoambulancë në spital, ku janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e personave.



Më të lexuarat