Ervis Martinaj, ish-mbreti i lojërave të fatit që rezulton i zhdukur që nga data 9 gusht e vitit 2022 ka tentuar që të fusë në kurth Leonard Dukën, armikun e tij të përbetuar, përmes një vajze dhe deri diku ia ka arritur.
Ervis Martinaj ka gjetur një vajzë përmes djalit të tezes, Kristos Teta. Vajza në fjalë do të krijonte lidhje me Leonard Dukën dhe më pas do të informonte Martinajn për të gjitha lëvizjet e tij. Dhe ia ka dalë. Ajo ka lënë takim me Dukën, fillimisht ka konsumuar një kafe me të në bar “Oslo” dhe më pas, të dy kanë shkuar për darkë tek “Markata e Peshkut”, në Linzë.
Pjesë nga dosja:
Nga financuesit tek ekzekutorët, zbulohen rolet: Si u thur plani për vrasjen e Durim e Valter Bamit
Ky takim eshte realizuar me date 20.07.2020 ku femra e angazhuar nga shtetasi Kristos Teta ka njoftuar kete te fundit qe do te darkoje bashke me shtetasin Leonard Duka dhe nje shokun e tij tek restorant “Markata e Peshkut”, ne Linze. Ne kete takim dyshohet se ka marre pjese shtetasit Leonard Duka, Erlis Duka dhe personi me emrin Leksi ose vellai i tij.
Femra e angazhuar nga Kristos Teta e ka informuar kete te fundit per detaje te darkes, personat pjesmarres ne takim dhe automjetet qe keta persona kane perdorur. Kristos Teta ne te njejten kohe ka njoftuar shtetasin Ervis Martinaj duke e furnizuar me keto informacion dhe duke ju shprehur qe ka deshire te jete vete aty qe te qelloje mbi to./Zeri.ai