Tronditet Lushnja, babai plagos me çifte vajzën dhe më pas vret veten! 40-vjeçarja në gjendje të rëndë

Kronike

Publikuar: 19/05/2024

Tronditet Lushnja, babai plagos me çifte vajzën dhe më pas vret veten! 40-vjeçarja në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnjë, ku një 82-vjeçar, Behar Musaku ka qëlluar me armë zjarri të bijë, dhe më pas ka vrarë veten. Policia bën me dije se 40-vjeçarja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë. Ndërkohë ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të çastit.

‘Rreth orës 15:15, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, shtetasi B. M., rreth 82 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka plagosur me armë gjahu të cilën e dispononte me leje, vajzën e tij, shtetasen R. M., rreth 40 vjeçe, dhe më pas dyshohet se  ka vrarë veten.  

Shtetasja R. M., ndodhet në spitalin e Lushnjës, në kujdesin e mjekëve, në gjëndje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave, dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.’- njofton policia,