Punonjes policie ishin implikuar ne aktivitetin kriminal te 7 grupeve te goditura se fundi nga SPAK.
Kjo është foto e ish-drejtorit të Drejtorisë Vendore të policisë së Lezhës, Henerigert Mitri, njërit prej të arrestuarve nga megaoperacioni i SPAK në bashkëpunim me policinë e shtetit.
Sipas SPAK, ‘Mitri së bashku me ish-punonjësin e policisë kufitare Klodjan Shahini dhe persona të tjerë drejtonin aktivitetin kriminal të kultivimit të narkotikëve në qarkun e Lezhës.’
Ai së bashku me ‘Preng Gjini, aktualisht në arrest për një hetim tjetër, organizonin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në Lezhë.’
SPAK:
Nga hetimi është evidentuar gjithashtu edhe përfshirja e një ish Deputeti, katër punonjës policie, dy prej tyre në role drejtuese, gjatë vitit 2020, përkatësisht:
– Ish Deputeti me iniciale A.N.;
– Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, me iniciale H.M.;
– Shefi i Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në po këtë drejtori, me – 2 efektivë të Repartit Special RENEA, me iniciale A.M. dhe A.P. iniciale K.SH.;