Iu bë atentat me armë zjarri, kryeministri sllovak ndodhet jashtë rrezikut për jetën

Kryesore

Publikuar: 16/05/2024

Iu bë atentat me armë zjarri, kryeministri sllovak ndodhet jashtë rrezikut për jetën

Kryeministri sllovak Robert Fico ndodhet jashtë rrezikut për jetën!Këtë lajm e dha zëvendëskryeministri Tomas Tarana, i cili për BBC u shpreh se operacioni i tij kishte shkuar mirë dhe se do mbijetojë.

Ministri i Brendshëm tha se udhëheqësi sllovak ishte në rrezik për jetën dhe ndodhej në sallën e operacionit.

Ministri i Brendshëm Matus Sutaj Estoka e përshkroi atë si një atentat të motivuar politikisht.

Zëvendëskryeministri Taraba tregoi për BBC se kryeministri u qëllua “nga shumë afër” dhe se “një plumb kaloi në stomak dhe i dyti goditi kyçin”.

Policia ende nuk e ka identifikuar të dyshuarin. Raportet e pakonfirmuara të mediave lokale thonë se ai ishte një shkrimtar dhe aktivist politik 71-vjeçar.

Të shtënat ndodhën në ditën kur parlamenti filloi të diskutonte propozimin e qeverisë për të shfuqizuar transmetuesin publik të Sllovakisë RTVS.

Mijëra sllovakë kanë protestuar kundër reformës së propozuar të transmetuesit publik javët e fundit.

Megjithatë, një demonstratë e planifikuar e udhëhequr nga opozita u anulua të mërkurën pasi u shfaq lajmi për të shtënat.