Ky është efektivi 28-vjeçar Novruz Cenalia i cili u ekzekutua në Fier

Kryesore

Publikuar: 13/05/2024

Ky është efektivi 28-vjeçar Novruz Cenalia i cili u ekzekutua në Fier

Personi që shihni në foto është Novruz Cenalia, efektivi 28-vjeçar i cili mbeti i vrarë me armë zjarri këtë të hënë në Fier.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Baltëz, teksa i riu Cenalia po shkonte për në punë. Ai ishte efektiv i repartit “Shqiponja” dhe ishte pjesë e policisë prej 3 vitesh.

Autor i dyshuar i kësaj ngjarjeje tragjike dyshohet të jetë Asllan Mërnica. Pasi e qëlloi për vdekje efektin ai u largua me makinë nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht policia është në kërkim të tij.

Sa i përket motiveve, shkak për këtë vrasje dyshohet të jetë bërë gjakmarrja.

Si autori dhe viktima ishin me origjinë nga Hasi dhe dyshohet se 9 vjet më parë ka kryer një vrasje.