E rëndë në ndeshjen e shqiptarit, boksieri humb jetën në ring pas grushteve

Aktualitet

Publikuar: 13/05/2024

E rëndë në ndeshjen e shqiptarit, boksieri humb jetën në ring pas grushteve

Boksieri shqiptar Amarildo Bakaj nuk do të zhvillojë ndeshjen mbrëmjen e sotme, pasi boksieri Sherifdin Laval, ka ndërruar jete, pas goditjeve të marra në duelin e parë.

Kësisoj është ndërprerë i gjithë eventi i boksit që do transmetohej drejtpërdrejt në Radio Televizionin Shqiptar, për shkak të ngjarjes së rëndë.

Boksieri po përballej me rivalin Malam Varela dhe u rrëzua në raundin e dytë. Atij iu dha ndihma e parë, por nuk arriti që të shpëtonte.