Prokurorja Antoneta Sevdari është rasti i parë i një zyrtari të drejtësisë që kthehet në detyrë nga KPA pas një vendimi të Gjykatës së Strasburgut.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, shkalla e parë e Vetingut, në gusht të vitit 2018, kofirmoi në detyrë prokuroren Sevdari.
Vendimi i KPK u ankimuar nga Komisioneri Publik me pretendimin se hetimi nuk ishte i plotë.
Në shkurt të vitit 2019, Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi nga detyra prokuroren Sevdari pasi gjeti si të pajustifikueshme një sasi të të adhurave të bashkëshorit të Sevdarit mbi dy dekada më parë, kohë para se të njihej dhe martohej me prokuroren.
Kështu zonja Sevdari u kthye në simbol i zbatimit të ekzagjeruar të ligjit mbi kontrollin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Pesë vjet më vonë, KPA u desh për herë të parë të përmbyste një vendim që kishte marrë vetë, i detyruar nga një vendim i Gjykatës së Strasburgut, që i jepte të drejtë prerendimeve të zonjës Sevdari për shkarkim të padrejtë nga detyra.
“Për sa kohë, dhënia e masës së shkarkimit është çmuar nga GJEDNJ-ja se ka cënuar nenin 8 të konventës, e vetmja alternativë për përfundimin e procesit të rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Antoneta Sevdari është konfirmimi i saj në detyrë. Për rrjedhojë, trupi gjykues në vijim të konkluzioneve të mësipërme vlerëson se vendimi i KPK duhet të lihet në fuqi. Trupi gjykues, me shumicë votash vendosi lënien në fuqi të vendimit të Komisionit për subjektin e rivlerësimit Antoneta Sevdari”, tha ndër të tjera Natasha Mulaj, kryesuese e trupit gjykues.
Pas vendimit të shpallur në ditën e Drejtësisë, prokurorja Antoneta Sevdari deklaroi për mediet se ndihej shumë e gëzuar që në fund arriti të marrë drejtësi.
Nëse KPA do të kishte dëgjuar anëtaren Ina Rama, Antoneta Sevdari nuk do ishte shkarkuar në 2019 dhe çështja nuk do të shkonte në Strasburg, duke detyruar më pas KPA të korrigjojë gabimin.
Në vendimin e datës 28 shkurt 2019, pro shkarkimit të prokurores Sevdari kanë votuar kreu i trupit gjykues Luan Daci, relatori Sokol Çomo si dhe nëtarët Ardian Hajdari dhe Rezarta Schuetz.
Anëtarja e trupit gjykues Ina Rama ka votuar kundra shkarkimit. Zonja Ina Rama ka aryetuar qëndrimin e saj në fund të vendimit (mendim pakice).
Arsyetimi i Ina Ramës është në një linjë me vendimin e Gjykatës së Strasburgut.
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, GJEDNJ, gjeti shkelje të nenit 8 të Konventës në rastin e shkarkimit të Sevdarit nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. GJEDNJ vuri në dukje se vendimi i shkarkimit ishte “disproporcional”. Po ashtu, GJEDNJ rekomandoi se mënyra e duhur për rivënien në vend të drejtësisë në rastin e Sevdarit është rihapja e procesit në rrugët e brendshme.
“Gjykata konsideron se, në bazë të vlerësimit të përgjithshëm të rrethanave të veçanta të çështjes, shkarkimi i aplikantes, bazuar në thelb në faktin se ajo nuk ishte në gjendje të provojë se bashkëshorti i saj pagoi taksat në një pjesë të të ardhurave nga aktivitete të ligjshme në dy dekadat e shkuara dhe në mungesë të ndonjë indicieje për keqbesim apo dhunim të qëllimtë nga vetë aplikanti, ishte disproporcional me synimet e ligjshme të procesit të vetingut,” thuhet në vendimin e gjykatës.
Mendimi paralel i Ina Ramës kundër shkarkimit të prokurores Sevdari reflekton thelbin e vendimit të Gjyaktës së Strasburgut.
Arsyetimi i plotë i Ina Ramës







