‘Eurovisioni zbythi vajzën e Koços, batakçiu nuk mund t’a blejë si frigoriferin e Durrësit’

Kryesore

Publikuar: 10/05/2024

‘Eurovisioni zbythi vajzën e Koços, batakçiu nuk mund t’a blejë si frigoriferin e Durrësit’

Gazetari Bledi Mane ka kritikuar performancën e këngëtares Besa Kokëdhima, e cila nuk mundi t’a dërgonte Shqipërinë në finalen e Eurovisionit.

Besa performoi me këngën “Titan” në natën e dytë të garës, e shoqëruar nga balerinët.

Mane shkruan se Eurovisioni zbythi vajzën e Koço Kokëdhimës, një nga përfituesit e mëdhenj të pronave dhe pasurive publike.

Sipas gazetarit, Eurovisioni nuk mund të blihet nga Koço siç ka privatizuar pasuritë publike.

Nga bëhet ai batakçiu Koço Kokëdhima, ka humbur fare. Mbrëmë mu kujtua kur ia zbythën të bijën nga Eurovisioni me atë performancë diletante dhe estetikë aspak identitare. Këta Kokëdhimat kujtojnë se do korruptojnë e do blejnë me marifete edhe Festivalin Evropian të Këngës siç kanë blerë frigoriferin e Durrësit apo Uzinën e Remontit Elektrik të Elbasanit. Dilni nga qarkullimi mëkatarë e mos tu shoh më të prezantoni Shqipërinë në asnjë skenë… Një pyetje kam këtej nga fundi, rrogat ua paguani punonjësve të kompanive tuaja apo ua jepni si gjithmonë një herë në tre muaj?“, shkruan Bledi Mane.