“I ka shtyrë vetë fëmijët në ujë”, gazetari flet për tragjedinë në Shkodër: “Asgjë nuk e justifikon atë që ka bërë Alma”

Kryesore

Publikuar: 08/05/2024

“I ka shtyrë vetë fëmijët në ujë”, gazetari flet për tragjedinë në Shkodër: “Asgjë nuk e justifikon atë që ka bërë Alma”

Gazetari Adriatik Doçi mendon se kolegët e tij duhet të jenë më të matur dhe të kujdesshëm në raportimin e tragjedisë së Shkodrës.

“Po i referohem ngjarjes së Shkodrës, për të cilën do të duhen vite dhe ndoshta dekada që të zbehet nga kujtesa, sidomos imazhi i tre fëmijëve.

Mund të jetë një tragjedi që pesha e fajit nuk rëndon në kurriz të atyre që duket.

Në këtë gjëmë kaq tronditëse, mbajtja në burg e bashkëshortit, duket elementi më i parëndësishëm.

Por, si ofendimet, ashtu edhe tradhtia, nuk janë vepra penale. Trajtimi i keq që nxit akte ekstreme ka element penal, por kur plotëson dy kushte:

Është sistematik dhe në raport familjar.

Ndoshta, figura e kësaj vepre penale është plotësuar” – shkruan ai, por shton se asgjë nuk e justifikon aktin e Almës.

“Megjithatë, asnjë rrethanë dhe asnjë tërmet psikik, asnjë poshtërim apo trajtim çnjerzor, nuk justifikon vrasjen e tre fëmijëve, aq më tepër për të lënduar një partner negativ dhe maksimalizuar përmasat e tragjedisë si ngushëllim egoist.

Vështirë të përfytyrohen tre fëmijë që ndjekin nga pas nënën në një akt dëshpërimi. Ka gjasa që fëmijët t’i ketë shtyrë.

Pse fëmijët? Vitin e kaluar janë ndarë 717 çifte. Varësia ekonomike e njërit partner ndaj tjetrit, inferioriteti dhe opinioni, mund t’a bëjnë dramatik dhe depresiv një divorc, por asgjë nuk e justifikon aktin e Almës ndaj vetes dhe sidomos ndaj fëmijëve, as ligjërisht, as moralisht, as nga ana fetare dhe as sociale. I gjalli e ka një derman…”n.s. / dita