Është gjetur trupi një prej fëmijëve të mbytur në Lumin Buna, ndërsa vijojnë kërkime për gjetjen e trupit të nënës Alma Arrazi dhe të fëmijës tjetër.
Nga hetimet e deritanishme dyshohet se Alma Arrazi 39-vjeç të jetë hedhur nga ura e Bunës mbrëmjen e 2 majit bashkë me tre fëmijët. Në kamerat e sigurisë është parë se para vetëflijimit, ajo ka pirë kafe me kunatën, me të cilët është ndarë qetësisht.
Një ditë më pas, më 3 maj, Erdgys Arrazi ka denoncuar në polici largimin nga banesa të gruas me fëmijët. Por sapo një peshkatar gjeti rastësisht trupin e vajzës 9-vjeçare, nga denoncues, kryefamiljari u kthye në të dyshuarin kryesor që kishte shtyrë gruan drejt aktit ekstrem dhe u arrestua, ndërsa më herët ka qenë i dënuar për drogë.
Kërkimet për gjetjen e tre trupave nisën të dielën dhe janë përforcuar këtë të hënë, por ende pa asnjë rezultat. Nga fshati Darragjat deri në grykëderdhjen e Bunës, në Velipojë po kërkojnë polumbarët e RENEA, FNSH dhe ushtria. Po kështu janë angazhuar në kërkime dhe forcat policore të Malit të Zi.
I akuzuar si shkaktar i tragjedisë në familje, Erdgys Arrazi ka kyçur gojën në polici.