Iu bë atentat në Belgjikë, ndërron jetë 45-vjeçari shqiptar

Aktualitet

Publikuar: 06/05/2024

Iu bë atentat në Belgjikë, ndërron jetë 45-vjeçari shqiptar

Agustin Kaza i cilit iu bë atentat më 28 prill ka ndërruar jetë në një Spital në Belgjikë. 44-vjeçari si pasojë e dy plumbave të marra në kokë dhe në gjoks ndodhej në koma por nuk ka mundur tu mbijetojë. Agustin Kaza ishte shënjestërë e atentati në Bruksel ku dyshohet se ai u vra për gjakmarrje.

Gjithashtu Agustin Kaza është vëllai i Martin Kazës, i dënuar për vrasjen e dy vëllezërve në 3 korrik të 1997 në Mirditë. Martin Kaza është dënuar me 22 vite burg për vrasjen e vëllezërve Dod dhe Augustin Gjini, të cilët dyshoheshin se i kishin vrarë vëllain vite më parë.