E rëndë në Dropull, dhunohet për vdekje çifti i të moshuarve në fshatin Bodrishtë

Aktualitet

Publikuar: 02/05/2024

E rëndë në Dropull, dhunohet për vdekje çifti i të moshuarve në fshatin Bodrishtë

Një ngjarje e rëndë u shënua sot në fshatin Bodrishtë Bashkia Dropull.

Çifti i të moshuarve Kosta Ilia 84 vjeç dhe Kleoniqi Ikia 88 vjeçe janë gjetur të pajetë dhe me shenja dhune në trup.

Dyshimet e para flasin se kemi të bëjmë me krim.

Policia ka shkuar në vendngjarje ku po merret me hetimin e këtij krimi.