Sherr për radhën e skanerit, kamionistët nga Tirana përleshen me thikë në Kapshticë, një i plagosur

Aktualitet

Publikuar: 01/05/2024

Sherr për radhën e skanerit, kamionistët nga Tirana përleshen me thikë në Kapshticë, një i plagosur

Një ngajrje e rëndë është regjistruar në pikën kufitare të Kapshticës ku dy shoferë kamioni teksa ishin në pritje për të kaluar janë konfliktur me njëri – tjetrin.

Konflikti mes dy kamionistëve ka agravuar deri në përdorimin e thikës nga njëri prej tyre. Shtetasi me inicialet A.A., ka plagosur me thikë në bark shoferin tjetër me inicailet J.T.

I plagosur po transportohet me urgjencë në spitalin e Korçës ndërsa shoferi tjetër është arrestuar nga policia.

Nga informacionet e para mënsohet se konflikti mes dy shoferëve të kamionave të nisur nga Tirana ka nisur për radhë gjatë procedurës së skanerit.

“Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas, gjatë një konflikti të çastit, shoqërohet në Polici, autori i dyshuar i ngjarjes.

Sot rreth orës 15:15, në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, gjatë një konflikti të çastit shtetasi A. A., 51 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin J. T., 35 vjeç, banues në Tiranë, i cili u dërgua për mjekim në spitalin e Korçës. Nga të dhënat paraprake, rezulton se shtetasit janë konfliktuar për radhën e procesit të skanimit, të mjeteve që drejtonin.

Autori i dyshuar i ngjarjes ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika e përdorur. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”