Është tensionuar protesta para Bashkisë së Tiranës, ku qytetarët kanë hedhur molotov drejt këtij institucioni dhe efktivëve të policisë.
Belind Këlliçi ka qenë duke mbajtur fjalën, ku qytetarët kanë nisur që të hedhin molotov drejt efektivëve të policisë. Madje vetë, Këlliçi u ka kërkuar që mos hidhen drejt policëve duke thënë: “policia është me ne”.
Kujtojmë që kjo është protestë e pestë që mbahet para Bashkisë së Tiranës pas arrestimeve për aferën “5D” që vunë në pranga drejtorët e këtij institucioni.
Në protestat e kaluara ka pasur tensione, ku protestuesit kanë hedhur molotov, por edhe janë përplasur me efektivët e policisë.
