Protesta e Rithemelimit/ Klevis Balliu mbi kokat e policëve, tenton të thyejë kordonin para bashkisë së Tiranës

Aktualitet

Publikuar: 30/04/2024

Protesta e Rithemelimit/ Klevis Balliu mbi kokat e policëve, tenton të thyejë kordonin para bashkisë së Tiranës

Klevis Balliu ka tentuar që të thyejë kordonin e policisë dhe të kalojë mbi kokat e efektivëve të policisë që janë vendosur para bashkisë së Tiranës. Ndërsa në krah i qëndron Tedi Blushi, ai tenton që të çajë kordonin dhe të futet në ambientet e brendshme.

Ndërkohë ai dhe protestues të tjerë i drejtohen efektivëve duke u kërkuar që të hapin rrugën që të futen në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.