Shpërthen bombula e gazit në një banesë në Sauk, 3 të plagosur

Aktualitet

Publikuar: 28/04/2024

Shpërthen bombula e gazit në një banesë në Sauk, 3 të plagosur

Një bombul gazi ka shpërthyer ditën e sotme në një banesë në Sauk, duke shkaktuar përfshirjen e saj nga flakët.

Si pasojë e shpërthimit dhe flakëve kanë mbetur të lënduar një 19-vjeçar i identifikuar si Bjorgo Daxha, një 70-vjeçare i identifikuar si Lutfie Daxha dhe pronari i banesës, 46-vheçari Agim Daxha.

Blutë bëjnë me dije se ata janë në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 28.04.2024, në Sauk, në banesën e shtetasit A. D., dyshohet se ka plasur bombula e gazit dhe ka rënë zjarr.

Si pasojë janë dëmtuar shtetasit A. D., 46 vjeç, B. D., 19 vjeç, dhe L. D., 70 vjeçe, të cilët ndodhen në spital në kujdesin e mjekëve”,-njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.