Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Sarandë.
Oficeri i policisë së Komisariatit të Sarandës, 63-vjeçari Klement Bello është aksidentuar rëndë pasi ka rënë në gropën e ashensorit të pallatit ku banonte.
Dyshohet se ka qenë një defekt në ashensor, që ka hapur derën por pa qenë ashensori në vend.
Pa e pasur mendjen, sapo është hapur porta, 63-vjeçari ka tentuar të futet brenda dhe për rrjedhojë ka rënë në gropë në një lartësi rreth 6 metra.
Ai është transportuar me urgjencë në spitalin e Sarandës ku ka marrë ndihmën e parë.
Sipas bluzave të bardha për shkak të frakturës në kokë dhe dëmtimit në mushkri ai është nisur me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.