Ralf Gjoni u bashkua më amerikanët. A e fundosi Metën me dëshminë e sotme në SPAK? Si u akuzua dhe sulmua fizikisht nga njerëzit e çiftit të korrupsionit

Krim & Korrupsion

Publikuar: 22/04/2024

Ralf Gjoni u bashkua më amerikanët. A e  fundosi Metën me dëshminë e sotme në SPAK? Si u akuzua dhe sulmua fizikisht nga njerëzit e çiftit të korrupsionit

Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, njëjohësisht ish-këshilltar i Ilir Metës, Ralf Gjoni është paraqitur paraditen e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Gjoni është paraqitur në SPAK për t’u pyetur në lidhje me hetimet që po bën kjo strukturë për tre kallëzime të bëra ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-kryetares së LSI, Monika Kryemadhi.

Tre hetimet prej disa muajsh janë në një procedim të vetëm në duart e SPAK. Mes të tjerave ka edhe një kallëzim të bërë ndaj Kryemadhit, për pagesa në totalin e 700 mijë eurove të kryera në SHBA, për llogari të një lobimi për partinë Lëvizja Socialiste për Integrim.

Kujtojmë se Ralf Gjoni ka mbajtur detyrën e këshilltarit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në LSI, ndërsa në vitin 2019 ai u bë pjesë e Kuvendit si deputet i LSI, në atë që njihej si “opozita e re”.

Ai mori mandatin e deputetit pasi paraardhësit e tij të koalicionit opozitar, PD-LSI vendosën të djegin mandatet.

Pasi Gjoni mori mandatin, ai u shpall i shitur te Edi Rama nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi. Madje ndaj Gjonit pati edhe një sulm fizik.

Prapaskena mëson se Ralf Gjoni i është bashkuar linjës amerikane ashtu si shumica e shqiptarëve.

Gjoni ka raport të konsoliduar edhe me Ambasadën Amerikane në Tiranë, e cila është pika kryesosre e mbështetjes së SPAK.

Kujtojmë se Ilir Meta i ka shpallur SPAK dhe amerikanët armiq dhe komplotistë.

Në këto rrethana, besohet se dëshmia e sotme e Ralf Gjonit është e rëndësishme për hetimet e SPAK për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhi, të cilët dyshohen për pastrim parash.

Kujtojmë që disa ditë më parë, Ilir Meta shau, dhunoi dhe përzuri nga partia nënkryetarin e partisë Endrit Braimllarin, i cili nuk pranuar të mashtrojë në SPAK për aferën e lobimit.