Berisha-Meta i shpallin luftë ‘Çetës së Dibrës’. A do t’i palosë Altin Dumani dy dinozaurët e korrupsionit shqiptar? Mesazhi kërcënues me 300 mijë hajdutë

Kryesore

Publikuar: 16/04/2024

Berisha-Meta i shpallin luftë ‘Çetës së Dibrës’. A do t’i palosë Altin Dumani dy dinozaurët e korrupsionit shqiptar? Mesazhi kërcënues me 300 mijë hajdutë

Po afron ora vendimtare. Beteja është mes Sali Berishës dhe Ilir Metës nga njëra anë dhe Altin Dumanit dhe amerikanëve nga ana tjetër.

Njëri nga kulla e Viçidolit, që dyshohet se ka shpërbyer si bazë e UDB-së dhe tjetri nga malet e Skraparit, monument korrupsioni në Ballkan, që u ‘nxori gjoksin’ raketave amerikane te Mali me Gropa, Sali Berisha dhe Ilir Meta i kanë shpallur luftë Altin Dumanit, emri i të cilit personifikon sot fuqinë, reputacionin, frikën e të korruptuarve dhe besimin e shqiptarëve te SPAK-u.

Të konsideruar si dy dinozaurët e korrupsionit në Shqipëri, njëri non grata nga SHBA dhe tjetri kandidat prej dy vitesh për nongrata, Sali Berisha dhe Ilir Meta tashmë e kanë shpallur armikun: Altin Dumani.

Disa ditë më parë, Sali Berisha e shpalli Altin Dumanin terrorist të kuq. Prej dy ditësh, llogoren e sulmeve ndaj Altin Dumanit e ka marrë Ilir Meta.

Mbrëmë në Opinion, Ilir Meta tha se e ka personale me Altin Dumanin, edhe pse dosjen e tij në fakt e kanë prokurorët Arben Kraja dhe Sotir Kllapi.

Paraditen e sotme, Ilir Meta i dha një tjetër mesazh Altin Dumanit, duke thënë se ka 300 mijë “Vojo Kushë”.

“Nëse SPAK qenka shpresë e madhe, le të dalë si parti politike dhe të marrë votat. Laraskat mund të kapin ato, por ka 300 mijë “Vojo Kushë” Partia e Lirisë. I ka këtu, i ka në Angli, Amerikë, Bruksel dhe në mbarë botën”, tha Meta. (Partia e tij 300 mijë nuk i ka as hajdutë).

Asrsyeja është e thjeshtë dhe e padiskueshme. SPAK, nën drejtimin e Dumanit, ka izoluar në burg shtëpiak si të korruptuar Sali Berishën bashkë me dhëndrin e tij zëhollë, ndërsa ka futur në hullinë e hetimi Ilir Metën me të shoqen, gjithashtu si të korruptuar.

Retorika e tyre si prej të korruptuarisht që po shkojnë drejt qelie, është normale.

A do t’a finalizojë Altin Dumani goditjen përfundimtare të dy dinozaurve të korrupsioni shqiptar, për të hyrë në histori?

A do të intimidohen prokurorët e çështjes nga mesazhet kërcënuese të Ilir Metës, emblemës së korrupsionit në Shqipëri?

Rrethanat dhe historia janë në anën e Dumanit.

Së pari, Dumani ka mbështejen dhe besimin e mbi 60 % të shqiptarëve, duke tejkaluar, sipas sondazheve, të gjitha partitë dhe partiçkat e mbledhur bashkë, duke tejkaluar edhe institucionet fetare dhe çdo faktor tjetër në vend.

Së dyti, Dumani ka mbështjen e padiskutueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në skenë dhe në prapaskenë, me garanci gjatë dhe pas mandatit, me burime njerëzore, asistencë dhe messzhe publike.

Së treti, Dumani është nga Zogjaj, një nga fshatrat e Grykës së Vogël, në perendim të Dibrës, aty ku në 2 qershor të vitit 1942 është krijuar edhe çeta e parë partizane. Kjo është edhe arsyeja se pse Sali Berisha e quan Dumanin ekstremist dhe të kuq. Zogjaj, i shtrirë në thellësi të maleve të Dibrës, ruan historinë e frymës pro perendimore dhe të shpirtit anti osman, anti serb dhe anti fashist të burrave të kësaj zone. Ka pritshmëri të mëdha se kjo frymë, linjë dhe rrjedhë historike do të respektohet nga Altin Dumani, duke u dhënë një goditje përfundimtare binomit të korrupsionit dhe krimit Berisha-Meta, bazuar në prova, fakte dhe në një proces të drejtë penal.