“Babalja”, Apeli rrëzon kërkesën e Salianjit dhe Olldashit për përjashtimin e gjyqtares

Aktualitet

Publikuar: 13/04/2024

“Babalja”, Apeli rrëzon kërkesën e Salianjit dhe Olldashit për përjashtimin e gjyqtares

Gjykata e Apelit e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e të pandehurit Jetmir Olldashi, i cili kërkoi përjashtimin e gjyqtares Iliba Bezati, e cila po gjykon dosjen “Babalja”.

Gazetari Jetmir Olldashi dhe deputeti Ervin Salianji janë duke u përballur në Apel me akuzën e “Kallëzimit të rremë” kryer në bashkëpunim për çështjen “Babalja”. Rasti në fjalë lidhet me vëllain e ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Geron (Agron) Xhafaj. Ky i fundit ka kallëzuar për mashtrim Olldashin dhe Salianjin, lidhur me një audiopërgjim të publikuar prej tyre.

Në Apel deputeti Salianji kundërshton dënimin me 1 vit burg dhënë nga Gjykata e Tiranës në dhjetor të vitit 2019, pasi u shpall fajtor për akuzën e “kallëzimit të rremë”. Vendimi i Shkallës së Parë për 100 orë punë në interes të publikut është ankimuar edhe nga i bashkëpandehuri në këtë çështje, gazetari Jetmir Olldashi. Sipas Gjykatës së Tiranës, ish-deputeti Salianji dhe gazetari kanë inskenuar një audiopërgjim dhe akuza të rreme penale ndaj vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafa.

Në vijim të informacioneve, mbi çështjen penale me të pandehur Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Kallëzim i rremë“ kryer në bashkëpunim, me viktimë/kallëzues të veprës penale, shtetasin Geron (Agron) Xhafaj, ju informojmë si më poshtë: Në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, sot më datë 13.04.2023, ora 13:05, u shqyrtua në Dhomë Këshillimi, kërkesa me objekt: “Përjashtimin e anëtares së trupit gjykues, gjyqtare Iliba Bezati”, bërë nga mbrojtësi i të pandehurit Jetmir Olldashi, av. Indrit Sefa”, njofton Gjykata e Apelit.

“Në përfundim të shqyrtimit, në Dhomë Këshillimi, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtare znj. Brikena Ukperaj, vendosi:Rrëzimin e kërkesës së të pandehurit Jetmir Olldashi për përjashtimin e gjyqtares Iliba Bezati. Një kopje e këtij vendimi t’i njoftohet gjyqtares Iliba Bezati, trupit gjykues që po shqyrton çështjen, si dhe palëve ndërgjyqëse”, bën të ditur Gjykata e Apelit.