Prapaskena

Pa kategori

500 mijë euro tek aspiratori, lirohet nga burgu Alda Klosi

Publikuar: 04/04/2024

Më 19 mars Gjykata e Tiranës e dënoi Klosin me 2 vjet e 6 muaj që me gjykim te shkurtuar i takonte 20 muaj për ‘fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë’.

Me Alda Klosin u dënua sanitarja Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi u shpallën fajtor për ‘vjedhje me pasoja të rënda” në bashkëpunim dhe u dënuan konkretisht me 7 dhe 5 vite burg.

Ndërkohë pas lirimit, Klosi do të qëndroje në arrest shtëpie për akuzen e dytë të pastrimit të parave derisa prokuroria të vendos pas afatit që i la gjykata. Klosi po hetohet dhe për pastrim parash, mosdeklarim të pasurisë dhe deklarim të rremë.

Ngjarja për të cilën u arrestuan ka zanafillën në dhjetor 2022 kur ish-zyrtarja e lartë, Alda Klosi kallëzoi në polici për vjedhjen e qindra mijëra eurove në banesë në rrugën e Kosovarëve në Tiranë.

Në janar 2023 policia arrestoi Rozeta Dobin dhe Havier Dobin, nënë e bir, nën akuzën e vjedhjes pasi në shtëpinë e tyre u gjet 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri, të cilat i ishin fshehur në tubin e aspirimit të banesës së tyre.

Ndërsa Havierit iu sekuestruan disa makina. Vetë Alda Klosi kishte bërë denoncimin për vjedhjen e 120 mijë eurove, 30 mijë dollarë dhe bizhuterive. Pas arrestimit pastruesja ‘e penduar’ e drejtësisë tha se 400 mijë eurot i mori në shtëpinë e Alda Klosit. Një muaj më pas, në shkurt 2023 u krye arrestimi i ish zyrtares.

Konkluzionet e Prokurorisë:

Sipas Prokurorisë, është e vertetuar se në datë 15 tetor 2022 është vërtetuar vjedhja e një shumë prej 462 mije euro, 300 mijë lekë të reja dhe 15 mijë dollarë.

Organi hetues deklaroi se shuma që u grabit në banesën e saj nga pastruesja Alda Klosi, nuk rezulton të provohet me burime të ligjshme.Gjithashtu deklaroi se paralelisht me hetimin penal për paratë që iu grabitën në banesë, po hetohet edhe pasuria e Alda Klosit.

“Kemi kryer edhe analizën financiare për Alda Klosin, rezulton se shume e parave e vjedhura në banesë nuk rezulton të provohet me burime të ligjshme. Klosi ka bashkëpunuar me prokurorinë dhe është zbuluar një apartament dhe një garazh në pronësi të ish-bashkëshortit të Alda Klosit.

Paralelisht me hetimin penal është duke u zhvilluar dhe hetimi pasurore i Alda Klosit”, tha Prokuroria.

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar që dy automjetet luksoze tip AMG që iu sekuestruan djalit të pastrueses, 24-vjeçarit Havier Dobi t’i kalojnë shtetit pasi janë blerë me paratë e vjedhura.

Është kërkuar gjithashtu heqja e sekuestros për llogaritë bankare të Rozeta Dobit dhe bizhuteritë e vjedhura t’u kthehen personave që u janë marrë.

Ndërsa avokati i pastrueses Rozeta Dobi, e cila mori një shumë prej rreth 500 mijë euro në banesën e ish-zyrtares së shtetit dhe i fshehu në tubat e aspirimit, kërkoi që ajo të lirohet nga qelia.



Më të lexuarat