Vinin baste sportive nëpërmjet telefonave, arrestohen 4 persona në Tiranë

Aktualitet

Publikuar: 30/03/2024

Vinin baste sportive nëpërmjet telefonave, arrestohen 4 persona në Tiranë

Katër persona janë arrestuar nga policia, pasi vinin baste sportive në mënyrë të paligjshme në telefona.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Just”, u arrestuan shtetasit me iniciale E. M., 35 vjeç, A. K., 31 vjeç, A. Xh., 29 vjeç, dhe E. K., 32 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në një lokal në Vaqarr, blutë arritën të zbulonin veprimtarinë e paligjshme.

Ata gjetën faqe dhe linqe që shërbenin për vënien e basteve sportive, ndërkohë sekuestruan edhe telefonat e secilit prej tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.