Blerina Balaj kryetarja e re e Bashkisë Himarë!

Aktualitet

Publikuar: 29/03/2024

Blerina Balaj kryetarja e re e Bashkisë Himarë!

Këshilli Bashkiak i Himarës ka caktuar Blerina Balajn kryetare të përkohshme për drejtimin e bashkisë së Himarës.

Nga 21 anëtarë, 15 prej tyre kanë votuar pro.Komandimi i saj vjen pas dorëheqjes së Jorgo Goros, i cili u arrestua në 23 mars.

Në burg ndodhet edhe Fredi Beleri, i dënuar me dy vite për blerje votash në zgjedhjet vendore të 14 majit.