Gjykata e Tiranës la në burg dy të arrestuarit ditën e djeshme të cilët dyshohet se kanë lidhje me ekzekutimin e Gentian bejtjas në Fushë-Krujë, Ilir Brahimin dhe Edison Haxhiun.
Gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg pa afat për Brahimin dhe Haxhiun. Në lidhje me masën e sigurisë, avokati i të dyshuarve deklaroi se dy të arestuarit dhe tashmë të burgosur, nuk kanë lidhje me ngjarjen.
“Ne kërkojmë që të kryhet ekspertimi i GPS në makinë. Të arrestuarit nuk kanë lidhje me ngjarjen. Prokuroria nuk provoi që makina është e të arrestuarve. Prokuroria nuk provon se kush ishte në mjetin me xhamat e zinj”, – deklaroi avokati i dy të dyshuarve.
Policia arrestoi dje shtetasin Ilir Beqaraj alias Brahimi, alias Mançellari dhe Edison Haxhiu, të dy të dyshuar si të përfshirë në atentat.