Kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të autorit dhe poetit të mijëra teksteve, Jorgo Papingi. Një ndër emrat më përfaqësues të muzikës popullore shqiptare, që me anë të teksteve të shumta arriti të krijojë një profil krejt të veçantë poetik e artistik.
“Lamtumirë maestro Jorgo Papingji, autori i teksteve të dashurisë në koleksionin e këngëve më të kënduara shqiptare. U prehsh në paqe”, shkruan Edi Rama.
Poeti i njohur shqiptar Jorgo Papingji ka ndërruar jetë pasditen e sotme në moshën 81 vjeçare. Fillimet në botën e artit dhe muzikës i datojnë që në moshë të vogël, teksa që në fillore nisi të merrej me krijimin e poezive dhe shkrimeve të ndryshime.