Ekzektutimi Gentian Bejtjas/ Ja si ishin ndarë rolet mes dy të arrestuarve

Kronike

Publikuar: 21/03/2024

Ekzektutimi Gentian Bejtjas/ Ja si ishin ndarë rolet mes dy të arrestuarve

Në lidhje me ekzekutimin e ish-policit Gentian Bejtja para banesës së tij në Fushë Krujë, policia arrestoi dy persona të dyshuar si autorë të kësaj ngjarje. Policia arrestoi shtetasin Ilir Beqaraj alias Brahimi, alias Mançellari, ndërsa është shoqëruar dhe Edison Haxhiu, i cili dyshohet si i përfshirë në atentat.

Një ditë pas arrestimit të dy personave, hetuesit kan zbardhur rolet e autorëve në këtë atentat ku mbeti i vrarë Gentian Bejtja.

Hetuesit kanë saktësuar rolet përkatëse në ngjarje, të Ilir Beqaraj dhe Edison Haxhiu. Ndërsa për Beqaraj thuhet se ishte transportuesi i 4 atentatorëve dhe se Edison Haxhiu ka qenë pronar i makinës.

Nga hetimet e policisë rezultoi se Beqaraj, është personi që ka transportuar 4 atentatorët nga vendi ku u dogj makina e parë “Land Rover Discover” në fshatin Hasan, në drejtim të rrugës kryesore Thumanë-Fushë Krujë, devijuan djathtas në mbikalimin e Fushë Krujës dhe iu drejtuan fshatit Bubq, Krujë.

Hetuesit tashmë janë të bindur se nuk ka qenë ai në grupin e qitësve që gjetën hapur derën kryesore të oborrit dhe realizuan vrasjen. Burimet bëjnë me dije se Ilir Beqaraj mbërriti me makinën “Golf” pa targa në anën e pasme një minutë pasi autorët kishin djegur automjetin.

Makina tip “Golft” është dërguar në Laboratorin e Policisë Shkencore,ku priten të zbardhen më shumë detaje mbi ngjarjen.

Automjeti sipas policisë, do të ekzaminohet tërësisht në përpjekje për të gjetur prova biologjike të vrasësve që dyshohet të jenë me pagesë. Në drejtim të 43-vjeçarit Bejtja është qëlluar nga 3 kallashnikovë, kjo tashmë e provuar edhe nga rezultatet e ekspertizës.

Roli i pronarit të “Golfit”, Edison Haxhiu, po ashtu i arrestuar, mbetet akoma i paqartë, ndërsa deri tani për të akuza është për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, por nuk dihet më shumë për përfshirjen e tij.