Do pinte cigaren e fundit para gjumit, shqiptari,baba i dy djemve rrëzohet dhe humb jetën

Aktualitet

Publikuar: 19/03/2024

Do pinte cigaren e fundit para gjumit, shqiptari,baba i dy djemve rrëzohet dhe humb jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike.Sipas mediave italiane mësohet se ngjarja ka ndodhur në Cologna ku 41-vjeçari shqiptar, Flogert Rroshi, humbi jetën pasi u rrëzua nga shkallët e shtëpisë.

Rroshi teksa po zbriste shkallët për të pirë një cigare në katin e parë, siç bënte zakonisht para se të flinte gjumë, është rrëzuar dhe fatkeqësisht humbi jetën në spitalin  e Borgo Trento të Veronës pas dy ditësh i pavetëdijshëm.

Shqiptari, babai i dy djemve 14 dhe 10 vjeç, u gjet nga bashkëshortja e tij, Esma.  Ajo fillimisht mendoi se ishte rrëzuar ndonjë mobilje, mirëpo kur zbriti në katin e parë gjeti bashkëshortin e saj pa ndjenja në dysheme. Ajo menjëherë njoftoi ambulancën, mirëpo pavarësisht ndihmës së mjekëve shqiptari nuk arriti të mbijetonte duke ndërruar jetë dy ditë pas ngjarjes.