Islanda sërish në gjendje të jashtëzakonshme, vullkani del sërish në sipërfaqe

Botë

Publikuar: 17/03/2024

Islanda sërish në gjendje të jashtëzakonshme, vullkani del sërish në sipërfaqe

ISLANDË-Autoritetet në Islandën e Jugut kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pasi një vullkan në Gadishullin Reykjanes ka shpërthyer për të katërtën herë që nga dhjetori.

Në pamjet e shpërndara në rrjet shihet se si mali i llavës përpin gjithçka që i del para.

Llava ka mbërritur në qytetin e vogël Grindavik, ku mediat vendase raportojnë se janë evakuuar banorët.

https://www.instagram.com/p/C4nPLcnqDZH/?igsh=MXExcGhlczFqd2RueA==