Policia ‘blindon’ Fushë-Krujën pas vrasjes së Gentian Bejtës/ Ngrihen postoblloqe në akset nacionale

Kronike

Publikuar: 16/03/2024

Policia ‘blindon’ Fushë-Krujën pas vrasjes së Gentian Bejtës/ Ngrihen postoblloqe në akset nacionale

Efektivë të Komisariatit Krujë, të mbështetur nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ngritur postoblloqe në akset nacionale që përshkojnë këtë zonë.

Këto postblloqe vijnë fill pas vrasjes së Gentian Bejtës dhe në fokus të tyre është parandalimi i ngjarjeve kriminale, si dhe ndalimi i personave në kërkim.

Gjithashtu në fokus është dhe ndalimi i personave që lëvizin me armë apo sende të kundraligjshme.