Mjeku Edvin Prifti publikon sërish pjesë nga dosja e tij në SPAK: Është tentuar ekzekutimi im dhe i fëmijëve

Aktualitet

Publikuar: 16/03/2024

Mjeku Edvin Prifti publikon sërish pjesë nga dosja e tij në SPAK: Është tentuar ekzekutimi im dhe i fëmijëve

TIRANË– Kardio-kirurgu Edvin Prifti,i akuzuar për korrupsion dhe fshehje pasurie, ka publikuar sërish ditën e sotme në “Facebook”, pjesë nga dosja hetimore e tij në SPAK. 

Në një postim në rrjetet sociale, Prifti ka publikuar një tjetër komunikim me një qytetar, përgjime të cilat sipas tij i janë mbajtur sekret. Ai shkruan se është tentuar të infiltrohen persona për të inskenuar dhënie parash si dhe janë bërë plane për ekzekutimin fizik të mjekut dhe të fëmijëve të tij të mitur.

POSTIMI I PLOTË:

Pergjim zyrtar Spak 2021, Nr.2

Ne vazhden e autohetimit qe po i bej vetvetes dhe pergjimeve te furnizuara nga Spak qe mu mbajten sekret hetimor per tre vjet po ju paraqes nje rast te dyte se si ju jam pergjigjur njerezve te ndryshem ne nevoje. Mesa duket nuk e kam thene mjaftueshem qe ne Qsut ska asnje detyrim financiar?!

Gjithshka do jua evidentoj ne menyren me transparente te mundshme. Kam hequr numrin e telefonit te bashkebiseduesit si dhe emrin per etike! Te tjera pergjime se si tentohej te infiltrohen kriminele per te inskenuar dhenie parash, apo plane per ekzekutimin tim fizik dhe te femijeve te mi te mitur do ju jepen ne vazhdimesi. Sigurisht vrasja apo tentativa per vrasje nuk eshte kompetence e Spak, prandaj qe nuk eshte hetuar mesa duket?