Ekzekutimi Gentian Bejtjas në Fushë-Krujë, shoqërohet në polici Valter Bami

Kronike

Publikuar: 15/03/2024

Ekzekutimi Gentian Bejtjas në Fushë-Krujë, shoqërohet në polici Valter Bami

Policia ka shoqëruar Valter Bamin vetëm pak orë pas ekzekutimit të ish policit Gentjan Bejtja.Ky i fundit ishte arrestuar pas atentatit të 4 korrikut 2023 ndaj Bejtjas, ku mbeti i vrarë kunati i tij Ramazan Sino dhe u plagosën dy djemtë e mitur të Bejtjas,

Ai doli nga qelia në janar të këtij viti. Ndryshimi i masës për Bamin nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie erdhi pasi përfundoi afati 6 mujor i hetimeve.

Duke qenë se e vetmja akuzë që rëndon mbi të është ajo e “armbëmbatje pa leje”, dhe nuk u provuan dyshimet për implikimin e tij në antentat. 37-vjeçari u arrestua për armëmbajtje pa leje, si dhe dyshohej se ishte i përfshirë në atentatin ndaj biznesmenit Gentian Bejtja në Larushk më 4 korrik2023, ku mbeti i vrarë Ramazan Sino dhe u plagosën dy fëmijët e biznesmenit. Në momentin e arrestimit Bami ka qenë duke lëvizur me një automjet Audi A7 në zonën e Niklës.

Pas disa tentativave për t’a eliminuar, Gentjan Bejtja është ekzekutuar sot në oborrin e banesës së tij, teksa e ëma po e priste e vetme në shtëpi.