Papa flet për gruan që “nuk e hiqte dot nga mendja”

Botë

Publikuar: 14/03/2024

Papa flet për gruan që “nuk e hiqte dot nga mendja”

Papa Françesku, ka shkruar një libër të ri ku tregon për udhëtimin e tij drejt fesë e deri te eventet botërore. “Life: My Story Through History” (Jeta: Historia ime përmes historisë), që është përkthyer nga italiashtja në anglisht prej Aubrey Botsford, reflekton mbi kujtimet e Papës dhe vëshgimi i tij në disa nga eventet që i dhanë formë botës në 8 dekadat e fundit.

Që prej holokaustit, te rënia e murit të Berlinit e deri te pandemia Covid-19, ai ka dhënë mesazhe për të gjithë.

Në një pjesë të librit ai tregon edhe për tre gra të rëndësishme për të. Ai ka pranuar se dikur ka qenë i fejuar me një vajzë shumë të ëmbël, e cila më vonë u martua dhe u bë nënë. Por kur ishte në seminar, Papa tregon se si situata për pak i rrëshkiti nga duart.

“Isha në dasmën e xhaxhait tim dhe u mrekullova nga një vajzë e re që pashë aty. Ishte e bukur, e zgjuar, më bënte të luaja mendsh. Për 1 javë pa pushim, kisha veç sytë e saj në mendje. Nuk lutesha dot, por fatmirësisht kaloi dhe ia dedikova mendjen dhe trupin Zotit”, shkruhet në libër.

Më tej, Papa ka rrëfyer për një murgeshë italiane që i shpëtoi jetën kur ai ishte sëmurë duke u shprehur se në atë kohë kishte shumë engjëj rreth vetes. Ai thekson se tundimet dhe sprovat kanë qenë të shpeshta dhe se gjithë këto detaje janë njerëzore dhe krejt normale edhe për njerëzit besimtarë.