Shkelja e barazisë në tendera, shkarkohet nga detyra prefektja e qarkut të Fierit, Rajmonda Balilaj

Aktualitet

Publikuar: 13/03/2024

Shkelja e barazisë në tendera, shkarkohet nga detyra prefektja e qarkut të Fierit, Rajmonda Balilaj

Në mbledhjen e sotme të qeverisë është vendosur lirimi nga detyra e Prefektes së Qarkut të Fierit, Rajmonda Balilaj. 

Ky vendim vjen pasi GJKKO e pezulloi nga detyra pasi ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, gjatë periudhës që ka qenë kryetare e bashkisë së Patosit.