Një magazinë me një sasi të madhe bimësh medicinale në hyrje të Sarandës, në lagjen Qafë Gjashtë, është përfshirë nga flakët këtë të martë.
Paraprakisht, dyshohet se zjarri ishte aksidental.
Zjarrfikësit shkuan në vendngjarje brenda pak minutash, por neutralizimi i flakëve ishte i vështirë. Ata u përpoqën të mbajnë flakët larg banesave përreth magazinës, pasi lartësia e flakëve arriti disa metra mbi godinë.