Kryeministri Edi Rama nga Dibra në kuadër të procesit të rienergjizimit të Partisë Socialiste u shpreh se kjo rrëmujë ndodh sa herë që ‘ata’ marrin mandatin duke thumbuar kështu dy PD-të, ajo e ‘vulës’ dhe e ‘Rithemelimit.’
“ Stadiumi i ri në Shkodër për të luajtur ndeshjet ndërkombëtare që ishte katandisur në një objekt sikur aty kishte rënë bomba dhe prej vitesh nuk kishte shkelur njeri. Asnjë përkujdesje. Si stadiumi është e gjithë Shkodra, e cila hap pas hapi ka nisur të marrë veten. Si stadiumi ka qenë çdo bashki e Dibrës dhe këtë mund ta dëshmojnë lehtësisht të gjithë qytetarët që i kanë parë të gjitha fazat. Nëse sot kemi një panoramë që materializohet në kantiere të mëdha, përtej kantiereve, kjo vjen si rezultat i përmirësimit të realitetit të PS në Dibër. Besoj që edhe shifrat e anëtarësimeve të reja, të cilat janë mbresëlënëse janë tregues të këtij fakti.
Kanë shkuar në Parlament me votën e njerëzve dhe e marrin peng Parlamentin vetëm për interesat e tyre. Nuk dëmtohen ata. Në fund kanë shumë më tepër se sa çkanë shumica dërrmuese e atyre që kanë votuar. E sjell këtë shembull për të thënë se fillimi i një ndryshimit të kahjes së një mendimi se cilën parti duhet të mbështes dhe që sot është një potencial që duhet ta shfrytëzojmë. Nuk ka fare për ne rëndësi nëse dikush ka qenë përballë nesh, dhe kur është i gatshëm të bashkohet duhet ta mirëpresim krah hapur.”