Greqi/ Shqiptari rreh me shkelma e grushta partneren. Më pas hidhet nga ballkoni

Kronike

Publikuar: 11/03/2024

Greqi/ Shqiptari rreh me shkelma e grushta partneren. Më pas hidhet nga ballkoni

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Heraklion të Kretës mbrëmjen e djeshme I riu, një 25-vjeçar shqiptar  dyshohet se ka rrahur me shkelma dhe grushta në kokë dhe fytyrë të dashurën e tij shqiptare në banesën e saj.

Mediat greke raportojnë se 25-vjeçari ka shkuar tek rezidenca studentore ku jetonte partnerja e tij. Më pas e ka sulmuar në banesë duke e goditur me shkelma dhe grushta.

24-vjeçarja duke dashur të vetëmbrohet e ka shtyrë shqiptarin drejt ballkonit duke mbyllur derën.

Më pas shqiptari është hedhur nga ballkoni në tokë, duke marrë disa lëndime dhe është larguar nga zona. Ai shkoi në spital për ndihmën mjekësore, më pas policia regjistroi një kallëzim ndaj tij për dhunën në familje dhe është vënë në pranga.