Një bazë armatimi është gjetur në Babicë të Madhe në Vlorë.
Në kuadër të këtij operacioni ka rënë në pranga një person.
Është arrestuar në këtë operacion shtetasi Luçiano Albano Deraj.
Deraj është një emër i njohur për policinë. Ai rezulton se në vitin 2014 është arrestuar në Italinë për trafik droge e armëmbajtje pa leje.
Janë gjetur edhe armët si snajper, pistoleta, kallashnikovë, mina me telekomandë, fishekë, maska, çifte, radiomarrëse, teksa u zbuluan dhe targa të shumta, maska silikoni.
Policia ka nisur hetimet nëse këto armë janë përdorur në ngjarje kriminale, teksa priten të mësohen të tjera detaje në vijim.