Skandal / Agron Zhukri 4 vite në Veting. Po pastron paratë me kulla në Vjenë? Kush është relatori që mban peng dosjen?

Aktualitet

Publikuar: 03/03/2024

Skandal / Agron Zhukri 4 vite në Veting. Po pastron paratë me kulla në Vjenë? Kush është relatori që mban peng dosjen?

Në 15 qershor të këtij viti bëhen 4 vite që kur Komisioni i Vetingut ka njoftuar se ka nisur procesin e verifikimit të gjyqtarit të Tiranës, Agron Zhukri (një gjyqtar plepist dhe ish shofer), për ligjshmërinë e pasurive, aftësitë profesionale dhe pastërtinë e fingurës.

KPK njoftoi se kishte vendosur shpërndarjen e çështjeve për 118 gjyqtarët dhe prokurorët e radhës.

Sot, Agron Zhukri është ndër të pakët subjekte, për të cilat KPK-ja nuk ka marrë një vendim, për shkarkimin ose konfirmimin në detyrë.

Si ka mundësi, që hetimet për Agron Zhukrin vijojnë prej 4 vitesh? Me çfarë justifikimi, hetimi administrativ, zgjatet gati 4 vite?

Mos vallë ka paguar Zhukri për të shtyrë përballjen me Vetingun dhe nëse po, kë ka paguar?

Me 6 dhjetor 2019, KPK ka miratuar një vendim me qëllim unifikimin e procedurave të shqyrtimit të çështjeve nga trupat gjykuese.

Përgjegjësia kryesore në shqyrtimin e një çështje është relatori.

Cili është relatori apo relatorja e çështjes së Agron Zhukrit dhe pse ka bllokuar përballjen e gjyqtarit me Vetingun, paraqitjen e tij në seancë dëgjimore?

Po sjellim në vëmendje një tjetër fakt. Procesi i Vetingut, për shembull, për ish kryetarin e Gjyaktës së Lartë, Xhezair Zaganjori ka nisur në dhjetor 2017. KPK-ja mori vendimin e shkarkimit në korrik 2018. Për 7 muaj është kryer verifikimi për Zaganjorin.

Si ka mundësi që për Zaganjorin procesi i Vetingut zgjati 7 muaj, ndërsa për Agron Zhukrin po zgjat 4 vite, madje mund të shkojë edhe 7 vite?

A ka një skenar që Vetingu për Zhukrin të zgjatet deri në 2025, kur mbaron mandati i KPK-së?

Ky rast flagrant tregon që Komisionit të Vetingut i ka dalë boja dhe është bërë për Veting.

Besueshmëria te KPK reflektohet edhe me rënien me 10 herë të numrit të denoncimeve nga publiku.

Po kush është relatori i çështjes së Zhukrit, si do t’i justifikojë 4 vite hetim administrativ?

Mos vallë ka marrë ndonjë shtëpi nga Zhukri te kullat që po ndërton në Vjenë me para të pista?

Çfarë çmimi ka paguar Zhukri, për të vijuar pazaret me çështjet?

Pastrim parash nga Tirana në Vjenë

Agron Zhukri ka pastruar mbi 2 milionë euro përmes një investimi 160 mijë USD në një pallat te Stadiumi Dinamo.

Pas ngritjes së SPAK-ut, Zhkuri po investon miliona euro para të pista në pallate dhe vila jashtë vendit, pasuri këto që normalisht nuk i ka deklaruar në ILDKPKI.

Ka disa sinjalizime, sipas të cilave Zhukri po investon paratë e pista në kulla në Vjenë?

Ndërkaq, kur njëri nga djemtë aksidentoi për vdekje një qytetar me makinë, nuk qëndroi as dy orë në burg. Ngjarja u mbajt e fshehtë, asnjë lajm nuk pati dhe dosja u mbyll me shpejtësi.

Në të njëtën mënyrë është mbyllur dosja e djalit tjetër, i cili qëlloi mbi efektivët e policisë në Vlorë.

Vitin e kaluar, Zhukri ka ndërmarrë edhe një lëvizje tjetër, duke hapur disa kompani për konsulencë ligjore, kamufluar në emrin e djemve Arold dhe Lorin Zhukri, ku kap klientë për dosje që ka vetë në dorë apo kolegët e tij, për të evituar konfliktin flagrant të interesit.

Në vitet 2029 dhe 2020, kanë hapur dy kompani, përmes të cilave kanë përfituar licenca për investim në energjinë e rinovueshme.

Miliona euro ka pastruar Agron Zhukri përmes bashkëshortes Rezarta Zhukri, ish sekretare personale e Sali Berishës, me anë të një agjencie udhëtimi dhe sigurimesh, ARLO Travel-Blu Tour.

Vetëm gjatë viteve 2017-2018, kur nisi Vetingu, zonja Zhukri ka deklaruar rreth 1 milionë euro të ardhura nga agjencia.