Vizita e Zelenskyt/ RENEA në terren dhe snajperistët në tarracën e Universitetit të Politeknikut

Aktualitet

Publikuar: 28/02/2024

Vizita e Zelenskyt/ RENEA në terren dhe snajperistët në tarracën e Universitetit të Politeknikut

Prej mbrëmjes së djeshme, me mbërritjen e presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky, masat e sigurisë janë shtuar në kryeqytet.

Prej rreth një ore presidenti i Ukrainës është duke zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama në Kryeministri, ndërsa jashtë godinës ka forca të shumta policie.

E teksa liderët janë duke zhvilluar një takim, në tarracën e godinës së Universitetit të Politeknikut janë vendosur snajperat.

Në bulevardin Dëshmorët e Kombit është bllokuar qarkullimi i automjete, ndërsa janë vendosur forca të shumta policie për mbarëvajtjen e sigurisë së Samitit Ukrainë-Evropajuglindore.