Pas Korçës kërcet arma edhe në Fushë Krujë, plagoset në kokë Artan Goga tregtar makinash

Aktualitet

Publikuar: 28/02/2024

Pas Korçës kërcet arma edhe në Fushë Krujë, plagoset në kokë Artan Goga tregtar makinash

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje, pasi përveç Korçës ka pasur të shtëna me armë zjarri në Fushë Krujë.

Paraprakisht dyshohet për një të plagosur.

Bëhet fjalë Artan Goga tregtar makinash.

Ai është qëlluar me pistoletë dhe ka plagë në kokë.

Ende nuk ka detaje shtesë për ngjarjen.

Ndërkohë dhe policia nuk ka dalë me një deklaratë paraprake.